Foto ilustruese

5 persona që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm janë arrestuar në Korçë.

Dy mjetet e para, një “Benz” dhe një “Audi” me 6 emigrantë u identifikuan në lagjen numër 10 të qytetin bregdetar.

Më pas, në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, pranë fshatit Psikupat, në një makinë “Benz” u kapën 4 refugjatë që kishin paguar 200 euro secili për të shkuar në vendet e Bashkimir Europian.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, kanë goditur dy raste të tjera, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve B. Q., 20 vjeç, A. P., 17 vjeç, E. F., 20 vjeç, G. Q., 20 vjeçe banues në Tiranë dhe A. M., 44 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 10, Korçë, katër shtetasit B. Q., A. P., E. F. dhe G. Q., duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Audi” 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu shërbimet e Policisë Rrugore, kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, pranë fshatit Psikupat, Pogradec, mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M., i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Top Channel