Tashmë që dita ditës rreziku nga mutacionet e Covid rritet, kryefjala mbetet vaksinimi.

Por një qytetar nga Elbasani, i sëmurë kronik dhe në dosmosdoshmëri për të kryer vaksinimin haset me një problem. Në 25 prill Agron Spahja pretendon se ka kryer dozën e parë të vaksinës në qendrën e vaksinimi të hapur, por tashmë që interesohet për dozën e dytë, rezulton që doza e parë nuk është kryer.

Me të drejtë qytetari kërkon një zgjidhje ndërkohë që ka frikë të bëjë 3 doza anti Covid. Teksa dokumentacion për vaksinimin e tij nuk gjendet, asnjë zgjidhje nuk i është dhënë, përveç kryerjes së vaksinave nga fillimi.

Top Channel