“Luaj edhe unë”/ Kombëtarja e të verbërve përgatitet  për kampionatin në Rumani

22/09/2021 15:52

“Luaj edhe unë”, kjo është moto në fanellën e kuqe të ekipit përfaqësues të futbollit për të verbër. 

Në kufijtë e të pamundurës, ky grup i shoqërisë arrin të jetë jo pjesë e i një kampionati në rang kombëtar, i cili ka rreth 10 vite që organizohet, por prej rreth 3 edicionesh edhe në eliminatoret e kampionatit evropian, falë mbështetjes që kanë marrë nga FSHF. Ardian Hysa, kryetar i shoqatës të të verbërve na tregon më tepër për aktivitetin.

  “Jemi në përgatitjet e fundit të kombëtares shqitpare të të verbërve e cila është grumbulluar dhe po përgatitet për një aktivitet ndërkombëtarqë do të zhvillohet në Bukuresht në Rumanisë”, tha  Ardian Hysa, kryetar i Shoqatës së të Verbërve.

Shqipëria për shkak të mungesës së shumë elementëve përfshirë infrastrukturën speciale të kësaj kategorie, në aktivitetet ndërkombëtare ka vetëm një fitore të arritur dy vite më parë me Irlandën. Po cilët janë kundërshtarët e radhës.

 “Në grupin tonë janë katër skuadra, është Rumania, venid i organizator i kësaj faze, Polonia, Hungaria edhe ne”, tha Hysa.

Bashkim Dervishi është kapiteni i përfaqësueses të të verbërve, ai vjen nga Lezha dhe është një nga lojtarët më të mirë të ekipit.

 “I verbër kam rreth 35 vjet, ndërkohë që me futboll aktiv merrem që prej 13 vitesh që nga viti 2008 kur është krijuar ekipi dhe kampionati”, tha ai.

Pavarësisht problemit fizik, Dervishi dikur ka parë futboll dhe e ka një idhull.

 “Unë jam tifoz i Holandës dhe për mua mbetet i papërsëritshëm Marko van Basten”, tha ai.

 Kam përshtypjen se keni arritur ta shihni?

 “Ai ka qenë momenti që kam bërë atë ndarjen përfundimtare, për shikimin. Ishte viti 1999 kur Holanda fitoi kampionatin europian me Bashkimin Sovjetik. Dhe unë në atë kohë kam arritur ta shquaj si figurë dhe më ka bërë që të jem tifoz me Holandën”, tha Bashkim Dervishi, futbollist i verbër.

Top Channel