Klasfikimi i Superiores/ Egnatia konfirmohet në krye, Elbasani parakalon Tiranën
Juventusi është fituesi i supersfidës të së dielës me Napolin në Serie A. Në Allianz Stadium, Zonja e Vjetër iu imponua skuadrës së Massimiliano Allegrit me rezultatin 2-0 duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme.
Pjesa e parë u mbyll me barazimin pa gola, por të dyja skuadrat patën shanset e tyre për shënim. Nga njëra anë, Napoli pati një shans të shkëlqyer me Lucca por Vicario e ndali gjuajtjen e tij. Në krahun tjetër, te Juventusi mundësinë më të mirë e pati Cabal i cili ishte i pafat pasi topi i gjuajtur prej tij u përplas në shtyllë.
Pjesa e dytë nisi me të dyja skuadrat që luanin me një ritëm të lartë me sulme nga njëra anë në tjetrën, ndërkohë që Spalletti hodhi në fushën e lojës Edon Zhegrovën që mori vendin e Kolo Muani. Rezultati u zhbllokua në minutën e 70 dhe ishte Juventusi ai që e gjeti rrugën e rrjetës me Alajbegovic i cili shënoi me të majtën me një gjuajtje nga distanca dhe rezultati shkoi në 1-0.
Në minutën e 75, Napoli mbeti me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Marianucci pas një faulli ndaj Cabal. Në minutat e fundit bardhezinjtë shënuan edhe golin e dytë me Jeremie Boga për të fiksuar fitoren 2-0, një sukses që i jep mundësinë Zonjës së Vjetër të parakalojë pikërisht Napolin në klasifikim dhe të shkojë në kuotën e 17 pikëve.
Top Channel