Fenerbahçe kërkon trajner të ri për të dalë nga kriza, hedh sytë dhe nga ish trajneri i Milanit

02/11/2026 14:26

Fenerbahçe po përjeton momentin më delikat. Në 5 ndeshjet e fundit zyrtare, kjo skuadër ka arritur të marrë vetëm 1 fitore, ndërsa përsa i përket kampionatit, pas Galatasaray, Fenerbahçe u mposht edhe nga Goztepe.

Dhe pikërisht menjëherë pas kësaj ndeshjeje drejtuesit e klubit nga Stambolli mbajtën një mbledhje të jashtëzakonshme ku u diskutua zgjedhja e trajnerit të ri dhe gjetja e një mënyre për të dalë nga kriza.

Në këtë mbledhje një pjesë e drejtuesve theksuan se skuadra deri në fund të sezonit duhet të marrë një trajner vendas, ndërsa presidenti Aziz Yildirim dhe shumë prej anëtarëve të tjerë të bordit mbështesnin idenë e një trajneri të huaj. Ëndrra e Yildirim në fakt është Julian Nagelsmann, por deri tani nga trajneri gjerman nuk ka ardhur asnjë sinjal pozitiv. Po kështu shumë kuota ka marrë edhe Sergio Conceiçao, i cili ka qenë edhe në planet e presidentit të mëparshëm të klubit Sadettin Saran. Trajneri portugez tashmë është i lirë pasi është larguar nga Al Ittihad në fund të sëzonit. Media turke flet edhe për kontakte mes Fenerbahçes dhe Ernesto Valverdes, ndërkohë që janë përmendur edhe emrat e Roberto Martinez dhe Jose Luis Mendilibar

Por jo vetëm kaq, në fakt sipas gazetarit Samet Çayir, drejtuesit e Fenerbahçes pikërisht në kuadër të kërkimeve për trajnerin e ri, kanë kontaktuar edhe me Jorge Jesus, trajnerin aktual të kombëtares portugeze me këtë të fundit që ka dhënë një rekomandim pozitiv pikërisht për Conceiçaon teksa është shprehur: ‘Tek ai shoh veten time kur isha i ri’.

Ndërsa e përditshmja HT Spor, shkon edhe më tej teksa bën të ditur se te Fenerbahçe është gjetur akordi mes drejtuesve për të sjellë në pankinë Sergio Conceiçao e madje portugezi është ftuar të udhëtojë drejt Stambollit dhe mërritja e tij pritet të jetë brenda një kohe të shkurtër.

 

Top Channel