Stokholmi gri… asnjë rreze dielli këtë dhjetor

12/12/2020 16:42

Ditët e dimrit janë zakonisht të shkurtra në Skandinavi, por Stokholmi ka qenë si jo zakonisht i errët këtë dhjetor dhe nuk ka regjistruar ende as edhe një orë të vetme diell deri më tani.

Kjo është konfirmuar edhe nga vetë instituti meteorologjik i vendit. Në këtë kohë të vitit, dielli ngrihet mbi horizont për vetëm gjashtë orë në ditë në kryeqytetin suedez, por ky muaj, i zymtë edhe për shkak të numrit në rritje të infektimeve me Covid 19 ka qenë si asnjëherë tjetër i zymtë.

“Me zor zgjohemi nga gjumi në këtë kohë të vitit, sepse është gjithnjë errësirë, koha është gjithmonë gri”, thotë një banore e Stokholmit.

Të enjten, dielli doli në kryeqytet në orën 8:33 minuta dhe perëndoi në orën 2:48 minuta, por nuk ishte e mundur të shihej, pasi qëndroi i fshehur pas reve gjithë ditën. Moti i tillë ka qenë i përditshëm që nga fillimi i dhjetorit ndërkohë që parashikimi për javët në vijim është po kaq gri, me një shans të vogël për banorët e Stokholmit që të shohin diell me sy. Por sidoqoftë, gjithçka është relative.

Mesatarisht Stokholmi regjistron vetëm 33 orë dritë dielli në dhjetor, ose rreth një orë në ditë. Ka shembuj historikë të Stokholmit që kalon një muaj të tërë pa asnjë rreze dielli, por hera e fundit që kjo ndodhi ishte në 1934.  Ndërkohë, edhe qyteti verior Kiruna, nuk ka parë diell këtë dhjetor po ashtu, dhe ai gjendet në veri të qarkut arktik. Atje, dielli perëndoi të enjten në orën 11.41 minuta, dhe do të mbetet nën horizont për gjithë pjesën e mbetur të 2020-ës.

Top Channel