Makina që nuk karikohet kurrë/ Shitet brenda 24 orëve mjeti i ri elektrik, me bateri diellore (Fotot)

12/12/2020 15:33

Kompania me bazë në Kaliforni, Aptera hapi disa ditë më parë shitjet për automjetin e saj të ri solar-elektrik, dhe sipas kompanisë brenda 24 orëve të gjitha prototipet me cmim prej $26,000 ishin shitur.

Struktura me stil futuristik, është e ndërtuar me materiale të peshës së lehtë që sigurojnë ftohje te shpejte dhe aerodinamikë të lartë sportive.

Teknologjia e Aptera të mjeteve “që nuk karikohen kurrë” përbëhet nga paketë energjitike diellore e integruar që siguron një udhëtim prej të paktën 40 miljesh në ditë, duke e bërë atë mjetin e parë në botë që nuk ka nevojë për karikim për udhëtimet e përditshme.

Mjeti është gjithashtu i pajisur me një paketë baterie që siguron një rang udhëtimi prej 1,000 milje, duke kaluar dhe atë të modeleve Tesla prej 370 milje.

Bashkëthemeluesi i kompanisë Chris Anthony tha: “Me teknologjinë e Aptera-s për mjetet pa karikim, energjia vjen nga dielli. Sistemi ynë i integruar i paneleve diellore e mban baterinë e mbushur kudo që të shkoni”.

Aptera kishte hapur porositë për makinën e saj më 4 dhjetor  me çmim hapjeje prej $25,900, që arrinte derti në $46,900 për modele të ndryshme të mjetit me katër rrota aktive.

Mjeti ka motorë elektrikë të ftohur me lëngje, të cilat lejojnë që makina të arrijë shpejtësi nga zero në 90 km në orë për vetëm 3.5 sekonda, me shpejtësi maksimale prej 190 km/orë

Dhe nëse keni nevojë ta karikoni, mjeti kërkon vetëm një prizë korenti 110-volt.

Bashkëthemeluesi i Aptero, Steve Fambro, tha: “40 milje në ditë mund të mos duket shumë por është njësoj sikur të parkosh makinën diku dhe me magji ajo të karikohet vetë, me ekuivalenten e dhjetë litrave benzinë gjatë natës”.

FOTO GALERI
1/6
Aptera hapi disa ditë më parë shitjet për automjetin e saj të ri solar-elektrik, dhe sipas kompanisë brenda 24 orëve të gjitha prototipet me cmim prej $26,000 ishin shitur.

Top Channel