Sulm selisë së PS në Shkodër/ Rama: S’ka prind që ta pranojë këtë abuzim me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe

12/12/2020 13:22
Kryeministri i vendit, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkatërrimit të selisë së PS-së në nga një grup të rinjsh sot në Shkodër gjatë protestës.

Ai thotë se ata fëmijë janë duke u përdorur nga presidenti Ilir Meta dhe Sali Berisha, duke i krahasuar me terroristët e Boko Haramit, të cilët i përdorin fëmijët si kamikazë.

“Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme! Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Mos i harroni këto kurrë!”, shkruan Rama.

Top Channel