Video/ Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi “Banka Botërore do të mbështesë Shqipërinë me një program prej 80 milionë dollarë. Janë para që do të ofrohen në formën e kredisë dhe që janë planifikuar të shkojnë për zgjerimin e burimeve ekonomike të ringritjes së vendit pas Covid-19.”
Paralelisht, ky projekt synon edhe adresimin e çuarjes para të reformave afatgjata duke vënë theksin te forcimin i transparencës dhe qëndrueshmërisë së financave publike si dhe te mbështetja e bizneseve e krijimit të vendeve të reja të punës.
Po ashtu, përmes kësaj huaje do të mbështeten disa sektorë kyçë të ekonomisë si bujqësia apo turizmi përmes instrumenteve të ndryshëm.
“Konsolidimi i politikave dhe institucioneve për qëndrueshmëri fiskale dhe zhvillim ekonomik është element kyç për të siguruar rimëkëmbjen e fuqishme të ekonomisë dhe rindërtim më të mirë menjëherë pasi të hiqen gradualisht kufizimet në jetën ekonomike që kanë si qëllim ruajtjen e shëndetit publik”, shprehet Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.
Kjo mbështetje financiare është pjesë e një programi më të gjerë të ofruar nga institucioni financiar ndërkombëtar dhe partnerë të tjerë të huaj për të ndihmuar vendin në kapërcimin e sfidave të krijuara pas goditjes nga tërmeti dhe kriza e koronavirusit dhe parashikohet të shlyhet brenda një afati 12-vjeçar.
Top Channel