Shumë zhurmë, por s’ka asnjë gol! Derbi i Manchester-it 0-0

12/12/2020 20:49

Derbi i qytetit të Manchester-it në futbollin anglez u mbyll me rrjeta të paprekura duke ruajtur status kuo-në e dy ekipeve në renditjen e premier Ligës, praktikisht me Junaitid me një pikë më shumë se Citizens.

Armata e trajnerit Pep Guardiola kishte shansin të bënte rokadën e të shtonte pikë në klasifikim, por nuk mori më shumë se një barazim të thatë ndaj Djajve të kuq.

Manchester United u entuziazmua për një penallti të akorduar nga arbitri, por që  u zhvlerësua nga sistemi VAR në rastin e Rashford, ndërsa për Sitin, ishin raste të pastra me Gabriel Jesus dhe Riyad Mahrez, por pa sukses në Old Treford.

Në sfidat e tjera ra në sy fitorja dramatike e Aston Vilës 0-1 në fushën e Uolvërhemton, me një penallti të konvertuar në gol nga El Gazi në minutën e 4 shtesë. Njukasëll arriti gjithashtu objektivin me suksesin 2-1 ndaj Uest Bromuic Albion. Golat e Qymyrxhinjve në impiantin Sejnt Xhejms Park, erdhën Almiron dhe Gejl.

Top Channel