Një lokal në Krujë është mbyllur pasi organizoi një festë familjare në kundërshtim të masave anti-Covid.

Pronari i këtij subjekti është ndëshkuar më parë, me masë administrative 1000000 lekë, për të njëjtën arsye.

Kjo shkelje u konstatua gjatë kontrollit rutinë të policisë së Krujës për zbatimin e Aktit Normativ gjatë pandemisë.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Top Channel