Live/ Përshkallëzon protesta te Ministria e Arsimit, pas përplasjes me mbështetësit e PD-së, u vihet flaka kazanëve, hidhen gurë kundër policisë, efektivët përgjigjen me ujë

07/11/2026 15:53

Tirana pritet të jetë sot në fokus të dy protestave. Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj në protestë ditën e sotme, në orën 12:00, përpara Kryeministrisë, në mbështetje të kauzës së studentëve. Ndërsa protesta e studentëve ka nisur në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit.

Protesta e opozitës ka nisur me grumbullimin e mbështetësve demokratë në selinë e PD-së, nga ku kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Në krye të protestuesve qëndrojnë deputetët Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti dhe Tedi Blushi, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është i pranishëm.

Gjatë tubimit para Kryeministrisë është regjistruar edhe një incident, pasi një protestues që brohoriti “Rama n’burg, Berisha n’burg” është përplasur me pjesëmarrës të tjerë. Ai është goditur me shpulla dhe është larguar me dhunë nga protesta.

Pas grumbullimit para Kryeministrisë, mbështetësit e opozitës kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku në orën 14:00 është paralajmëruar protesta e studentëve.

Protestuesit e mbledhur në mbështetje të studentëve kishin vendosur një pankartë para Ministrisë së Arsimit, ku shkruhet “RnB BnB”, shkurtim i thirrjes “Rama në burg, Berisha në burg”.

Kjo thirrje është dëgjuar vazhdimisht në kor nga pjesëmarrësit, të cilët kanë brohoritur edhe “Poshtë komunizmi”.

Tensionet janë shoqëruar me përplasje fizike mes protestuesve që mbështesin studentët dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, të cilët kishin marshuar nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit për t’iu bashkuar tubimit.

Pas përplasjeve te Ministria e Arsimit, situata është qetësuar dhe protesta ka vijuar pa incidente të tjera. Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë qëndruar në distancë nga protestuesit e tjerë që janë mbledhur në mbështetje të studentëve.

RReth ores 15:40 protestusti u vunë flakën dy kazanëve të mbeturinave, policia u përgjigj me spraj dhe gaz lotsjellës.

“Largohuni”/ Protestuesit e PD-së tentojnë të hyjnë në protestën e studentëve, përplasje fizike mes pjesëmarrësve

Top Channel