“E prishët një herë në vitin 1990, ju ka mbaruar koha”/ Përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit, përzenë personin që i kundërshtoi
Një tjetër aksident i rëndë në minierat e Bulqizës i ka marrë jetën një punëtori.
Ngjarja është regjistruar në një nga galeritë private në zonën e Batrës, në Martanesh, ku ka humbur jetën 62-vjeçari Gëzim Muça.
Sipas të dhënave paraprake, minatori ishte duke punuar në frontin e nxjerrjes së kromit, kur një masiv mineral është shembur, duke e zënë poshtë dhe duke i shkaktuar plagë të rënda.
Kanë qenë kolegët e tij ata që kanë konstatuar aksidentin dhe kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe Policinë. Pavarësisht mbërritjes së shërbimeve të emergjencës, 62-vjeçari është gjetur pa shenja jete, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet të përcaktohen edhe shkaqet që çuan në shembjen e masivit të kromit.
Vdekja e minatorit rikthen edhe një herë në vëmendje sigurinë në galeritë minerare dhe rreziqet me të cilat përballen çdo ditë punonjësit në këtë sektor.
Top Channel