Kjo është gjithçka ka mbetur nga pallati 5 katësh i cili disa ditë më parë u shkatërrua për shkak të shpërthimit të një bombule gazi. Pamjet që mund të shihni i ngjajnë pamjeve të luftës. 3 kate të bashkuara në një. Vetëm për shkak të një pakujdesie e shpërthimit të një bombule gazi, dy jetë të humbura dhe 15 familje që sot mendojnë se cila do të jetë e ardhmja e tyre, pasi mundi i gjithë jetës, shtëpitë e tyre u shkatërruan në pak sekonda.