Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi zhvilloi një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku u njoh nga afër me zhvillimin e aktivitetit për zgjerimin e bazës operacionale të Wizz Air në Shqipëri, e cila do të shtojë avionin e saj të 15-të. Gjatë vizitës, ministri Karakaçi vlerësoi rritjen e ndjeshme të trafikut ajror në vend dhe ndikimin e politikave mbështetëse në zhvillimin e sektorit të aviacionit, duke theksuar se ulja e tarifës për pasagjerët nga 10 euro në 1 euro ka kontribuar në forcimin e konkurrueshmërisë së Shqipërisë si destinacion dhe nyje e rëndësishme e transportit ajror në rajon.