Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në spital
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur në orët e para të datës 5 nëntor 2026, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku një automjet në pronësi të një punonjëse të bashkisë së qytetit u përfshi nga flakët pas shpërthimit të një sasie lëndë plasëse.
Policia e Elbasanit ka njoftuar se, ngjarja në fjalë është regjistruar rreth orës 02:00, kur në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volksëagen” ka ndodhur një shpërthim i shkaktuar nga një sasi lëndë plasëse. Makina është në pronësi të shtetases me inicialet A. D.
Nga informacionet e policisë bëhet e ditur se, si pasojë e shpërthimit, automjeti është përfshirë nga flakët, të cilat më pas janë përhapur duke shkaktuar dëmtime edhe në një automjet tjetër tip “Benz”, i cili ishte i parkuar në afërsi.
Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të saj, sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personit përgjegjës.
Ndërkohë pas hetimeve dhe veprimeve të kryera, Policia njofton se ka arritur të zbardhë plotësisht dinamikën e ngjarjes, të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe realizuar vendosjen e lëndës plasëse në automjetin në pronësi të shtetases A. D.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vendos lëndë plasëse në automjetin në pronësi të shtetases A. D..
Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.
Identifikohet dhe ndalohet njëri prej personave të dyshuar, shpallen në kërkim 3 të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 05.11.2026, rreth orës 02:00, në lagjen “28 Nëntori”, ku u dëmtua me lëndë plasëse automjeti në pronësi të shtetases A. D., organizuan dhe finalizuan, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, operacionin policor të koduar “Porosia”.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, deklarimeve të marra dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i ngjarjes dhe ndalimi i shtetasit:
E. T., 43 vjeç, banues në Durrës (i cili dyshohet se ka siguruar automjetin e përdorur për kryerjen e ngjarjes).
Gjithashtu, u shpallën në kërkim policor shtetasit:
O. E., 36 vjeç; M. A., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan; dhe B. N., 17 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe realizuar vendosjen e lëndës plasëse në automjetin në pronësi të shtetases A. D..
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Top Channel