
Presidenti Ilir Meta tha ditën e sotme se vendit i duhet një ndryshim i madh dhe kjo mund të arrihet vetëm nga të rinjtë.
Meta theksoi se gjithë jetën e tij i ka përkrahur të rinjtë për t’u afrirmuar dhe fuqizuar, gjatë aktivitetit ndërkombëtar “Ditë Leksionesh të Hapura – Platforma Today’s”, me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik”, të organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit.
Presidenti i vendit është rikthyer 30 vjet më parë, duke theksuar se konkluzioni i tij për këtë është që nëse të rinjtë do kishin pritur ndryshimin e sistemit nga prindërit e tyre, ai nuk do të ndodhte kurrë.
“Doja të kthehesha 30- vjet prapa kur isha student dhe pjesë e lëvizjes studentore që solli pluralizmin politik në Shqipëri. Një moment që duhet ta kujtojmë e të reflektojmë të gjithë. Unë e kujtoj se kam dhe një konkluzion sot pas 30 vitesh që në rast se në të rinjtë e saj kohe do kishin pritur ndryshimin nga prindërit tanë s’do ndodhte kurrë, se prindërit tanë dhe për shkak të regjimit që ishte dhe shumë kufizimeve e frenimeve që ka një prind dhe kurrë s’ndërmerr hapa të tillë të guximshëm që mund të sjellin ndryshime të mëdha në shoqëri. Ndryshimet i bëjnë të rinjtë në emër të ëndrrave të tyre reagimit ndaj padrejtësive, kjo ndodh kur marrin përgjegjësi dhe janë të bashkuar. Ky është mesazh që vlen në çdo kohë. E theksoj sot se mendoj që vendi ka nevojë për ndryshim të madh e të fortë”, tha ai.
Top Channel