Ditës së katërt të protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, krahas Tiranës i është bashkuar edhe qyteti i Elbasanit.

Një grup adoleshentësh dhe fëmijësh janë mbledhur në qendër të qytetit me thirrjet “Rama ik”, duke hedhur kapsolla dhe duke shkatërruar sinjalistikën rrugore dhe koshat e mbeturinave.

E tensionuar situata paraqitet edhe në kryeqytet, ku protestuesit i janë drejtuar rrugës për nga Myslym Shyri. Përgjatë ecjes ata kanë hedhur kapsolla dhe kanë shkatërruar tabelat, koshat e mbeturinave dhe zbukurimet përgjatë rrugës.

Po kështu u kanë bërë thirrje policëve që të heqin kapelat.

Top Channel