Mbretërorët në tapetin e kuq/ William e Kate nxjerrin fëmijët e tyre herët për Krishtlindje, në teatrin e pantomimës (Fotot)

12/12/2020 16:05

Duka e Dukesha britanike e Cambridge nxorrën dje në publik tre fëmijët e tyre për sezonin e Krishtlindjeve, duke nisur me një teatër pantomime në qendrën artistike të Londrës.

Princi i vogël George, Princesha Charlotte e Princi Louis gjithashtu kërcyen ne nje ballo në daljen e tyre publike.

Të vegjëlit ndoqën teatrin e pantomimës në sallën Palladium në Londër, në një event të organizuar në falenderim të punonjësve të sektorëve kyçë të pandemisë Covid-19.

Duke mbajtur fort dorën e prindërve të tyre, ata hynë në teatër, teksa një ‘xhuxhmaxhush’ performonte pranë tyre lojëra me topa.

Louisi dy-vjeçar ishte veshur me një pallto blu, teksa ndiqte nënën e tij Dukeshën e Cambridge, kjo e fundit veshur me një fustan elegant Alessandra Rich, kurse vëllai i tij shtatë vjeçari George, dukej si më i rritur me një pulovër me vija, dhe mbante dorën e të atit.

Pesë-vejçarja Charlotte, ishte e lumtur të ecte vetëm, me një fustan tartan gri në të zezë.

Brenda në sallë ata u ulën për herë të parë në ndarjen ‘mbretëore’ të spektatorëve dhe shiheshin të bisedonin të emocionuar para nisjes së pjesës ‘Pantoland’, me aktorët Julian Clary e Elaine Page.

38 vjeçari William, u ngjit në skenë për një fjalim të shkurtër para shfaqjes, duke lënë Louis të ulur në prehërin e të ëmës.

Ai falenderoi punonjësit kyçë të Britanisë dhe përmendi aktoren e ndjerë Dame Barbara Windsor, e cila njihej në Britani për performacat e pantomimave.

Ai tha: “Dua t’i bëj gjithashtu homazh thesarit tonë kombëtar, Dame Barbara Windsor, e cila u nda mbrëmë nga jeta. Ajo ishte një legjendë e skenës përfshi dhe pantomimat, madje edhe këtu në skenën e London Palladium”.

Princi falenderoi punonjësit e shëndetësisë dhe policisë për kontributin e tyre gjatë pandemisë: “Ju keni dhënë maksimumin duke bërë sakrifica të mëdha. Ju përfaqësoni popullin e Britanisë që kanë bërë përpara për të ndihmuar në mënyrë thelbësore. Shpresoj të kënaqeni sonte”.

FOTO GALERI
1/20
Duka e Dukesha britanike e Cambridge nxorrën dje në publik tre fëmijët e tyre për sezonin e Krishtlindjeve

Top Channel