Ministria e Shëndetësisë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 19 viktima nga koronavirusi i ri.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 2.805 mostrave janë regjistruar edhe 982 persona të infektuar me koronavirus.

Nga sëmundja janë shëruar 556 pacientë, ndërsa raste aktive janë 2203.

Që nga fillimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 73.025 të prekur nga sëmundja COVID-19, prej tyre 2096 kanë ndërruar jetë, ndërsa 48.726 janë shëruar.

Top Channel