Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar vizitën e tij katërditore në Kosovë, e cila u mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për arsye humanitare.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Krasniqi ka marrë vëmendje të veçantë, ndërsa një moment nga vizita e tij është përcjellë edhe me emocion nga djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Fotografia e Krasniqit, e shoqëruar me mbishkrimin “Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot”, është publikuar nga Endrit Thaçi, babai i të cilit vetëm para pak ditësh u dënua edhe me 17 muaj burgim që i shtohen 25 viteve të dhëna më parë.
Pas katër ditësh qëndrimi në vendlindje, Krasniqi është nisur sot, pas orës 12:00, drejt Hagës, ku vijon të mbahet në paraburgim në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Top Channel