Nuk është kurrë vonë… Gjyshja diplomohet bashkë me mbesën

12/12/2020 17:09

Nuk është kurrë shumë vonë për të marrë një diplomë universitare.

Dhe 74 vjeçarja Pat Ormond, është prova e gjallë e kësaj. Ajo mori një diplomë bachelori në antropologji, 42 vite pasi diplomën e gjimnazit, në 1978.

Por familja Ormond, ka edhe një tjetër të diplomuar nga universiteti i Tenesit, në të njëjtën ditë. Mbesën 22 vjeçare të Pat Ormond, Melodi. “Unë e kam ditur gjithnjë që do të merrja një diplomë universiteti”, thotë Melodi, “Vetëm se nuk e kisha imagjinuar kurrë që do ta bëja këtë bashkë me gjyshen time”. Pat, që mbush 75 vjeç këtë muaj, e mori leksionin e parë të saj në universitetin shtetëror të Atlantës kur ishte e re, por pas një semestri ajo u shkëput për tu zhvendosur në Tenesi.

Ajo kaloi dekadat e ardhshme duke punuar si llogaritare dhe duke rritur fëmijët. Dhe ndërsa me raste merrte leksione në universitet, ajo thotë se familja e inkurajonte që të kthehej dhe të përfundonte studimet, veçanërisht pasi doli në pension kur edhe kishte kohë mjaftueshëm. Madje Pat, është detyruar të marrë leksione online këtë vit, gjatë pandemisë. “Kjo është shumë më e vështirë. Unë preferoj leksionet në klasë”, thotë Pati, “Më kanë pëlqyer diskutimet dhe mund të ndërveproje me shumë njerëz nga shtresa të ndryshme.

Mos pasja e këtyre njerëzve përreth, e bëri më të vështirë për mua”.

Top Channel