Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Fermë, në vendin e quajtur “Kalçeto”.

A. S., 26 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një motorçikletë tip “Lifan” me drejtues shtetasin R. T., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel