New York, disa të lënduar/ Me makinë në mes të protestuesve

12/12/2020 17:35

Një makinë goditi dhjetëra persona që po protestonin në Nju jork të premten, duke shkaktuar lëndime por jo viktima. Një zëdhënës i departamentit të policisë së nju jorkut tha se mjeti goditi disa persona në zonën Murray Hill në Manhattan në orën 4.08 minuta të pasdites. Një numër i panjohur personash janë lënduar.

Ata janë dërguar në disa spitale t ndryshme dhe mendohet se plagët nuk janë kërcënuese për jetën – tha ai. Zëdhënësi shtoi se shoferja e makinës, kishte qëndruar në vendngjarje dhe ishte tani në duart e autoriteteve.

Sipas tij është ende herët për të thënë nëse veprimi ishte i qëllimshëm apo një aksident dhe nuk dihet as nëse shoferja do të përballet me akuza.

Dëshmitarët okularë thanë se ata kishin parë të paktën gjashtë persona të lënduar. Ata po protestonin kundër ndalimit të emigrantëve nga agjentët e doganave dhe emigracionit. Protestuesit po marshonin në mbështetje të disa të ndaluarve që kanë hyrë në grevë urie. Mediat lokale fillimisht raportuan se protesta ishte në kuadër të lëvizjes jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi.

Top Channel