Dy elefantë ngordhin nga virusi vrasës në kopshtin zoologjik të New York

12/12/2020 21:39

Një elefant pesë-vjeçar ka vdekur sot në kopshtin zoologjik të Syracuse në New York, i dyti brenda një jave nga i njëjti virus vrasës që prek kafshët aziatike.

Batu vdiq mëngjesin e të premtes, tre ditë pasi ngordhi vëllaii tij Ajay, në kopshtin zoologjik të Syracuse. Të dy ata u mposhtën nga virusi i Herpeve Endoteliotropike, që prek elefantët aziatikë.

Batu po trajtohej me mjekime prej një jave, por analizat e gjakut rezultuan përsëri pozitive te premten me virusin e elefantit. Megjithë transfuzionet e gjakut, virusi kishte dalë jashtë kontrolli, tha drejtori i kopshtit zoologjik Ted Fox.

“Megjithse ne e dinim se kjo mund të ndodhte, është e vështirë të pranohet. Fjalët nuk mund të shprehin trishtimin dhe dhimbjen tonë,” tha zyrtari i bashkisë Ryan McMahon për rrjetin NBC.

Që prej rezultimit pozitiv me virusin një javë më parë, Batu “u shtri të shlodhej dhe nuk u ngrit më” shtoi Fox.

Kopshti zoologjik dhe grupi i veterinereve te Cornell University që kujdeset per ta, kishin monitoruar nga afër kafshët e sëmura, edhe pse Ajay nuk kishte shfaqur simptoma deri te enjten.

Ata thanë se pak pas shfaqjes se enjtjes rreth syve dhe erësimit të ngjyrës së gjuhës, shenjat kryesore te sëmundjes, elefanti dha shpirt.

FOTO GALERI
1/4
Kopshti ne Syracuse njihet per elefantet aziatike

Top Channel