Devijon protesta në Shkodër, qytetarët thërrasin njëzëri “Poshtë Diktatura”

12/12/2020 13:16

Pas djegies së objekteve në selinë e PS-së, policia ka mbërritur në vendngjarje e mobilizuar duke shpërndarë turmën me gaz lotsjellës.

Por ata përsëri janë mbledhur duke thërritur njëzëri “Rama Ik” dhe “Poshtë diktatura”. Sot është dita e katërt e protestave në të gjithë vendin, ku Shkodra u përfshi nga trazira para mesditës.

Forcat blu kanë rrethuar në pjesë të bizneseve që protestuesit të mos shkatërrojnë dyert apo thyejnë xhamat.

Top Channel