Turqia raportoi 29.136 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 5.203 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Turqi arriti në 1.809.809 me shifrat e fundit, treguan të dhënat.

Ndërkaq, 20.191 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 1.581.565, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 16.199, me 222 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer mbi 189 mijë teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në pothuajse 20,9 milionë. Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 5.961, ndërsa është regjistruar rënie e shkallës së rasteve kritike.

Top Channel