“Drejtësi për Klodianin”/ Protestuesit nisin marshimin, hidhen kapsollat e para

12/12/2020 18:45

Kanë nisur thirrjet nga protestuesit dhe hedhja e kapsollave të para.

Protestuesit janë zhvendosur nga sheshi i kryeministrisë dhe po vazhdojnë drejt ministrisë së Brendshme. Në protestë është vënë re edhe prezenca e fëmijëve të moshës 14 vjeç.

Ndërkohë gjatë marshimit protestuesit kanë goditur edhe tabelat, pasi në xhepat e tyre nuk mungojnë edhe gurët.

“Nëse na vrisni do jemi dëshmorë, kurse ju tradhtarë”, “Në Shqipëri pushteti dhe padrejtësia janë sinonime”, janë disa nga pankartat.

Ndërkohë  gjithashtu para kryeministrisë janë vendosur dhe makinat autoblind ujëhedhëse, për çdo rast.

Top Channel