Foto ilustruese

Dhjetë  shtetas janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Mbi ta rëndon akuza e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. 

Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu, dy radio si të policisë, municion luftarak, lëndë narkotike dhe një sasi parash.

Është marrë vendimi “arrest me burg” për shtetasit: I.K., 35 vjeç, G. K., 32 vjeç, L. K., 27 vjeç, N. M., 40 vjeç, Y. M., 25 vjeç, E. L., 25 vjeç, S. Z., 39 vjeç, A. F., 47 vjeç, H. M., 33 vjeç dhe S. S., 19 vjeç, G. Z., 33 vjeç, banues në Krujë.

U shpallën në kërkim: B. D., 30 vjeç, I. K., 49 vjeç dhe L. D., 20 vjeç, banues në Krujë. Sipas policisë, po vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Top Channel