14-vjeçarët në protestë: Sa kemi patur fuqi kemi qëlluar ndaj policisë

12/12/2020 18:36

Ndërsa ka nisur dita e 4 e protestës, janë vënë re edhe minorenë në protestë.

Një 14 vjeçar ka thënë për gazetaren e Top Channel Sidorela Gjoni se ata kanë qenë dhe ditë të tjera në protestë dhe madje kanë qëlluar vazhdimisht me gurë dhe sende të tjera të forta drejt forcave te policisë.

“Sa kemi patur fuqi i kemi qëlluar”, tha ai.

Ndërkohë në zonë kanë filluar të hidhen kapsollat e para, të cilat hidhe nga fëmijët të moshës 10-14 vjeç.

Top Channel