Sot është dita e 4 e protestës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë.

Forcat e policisë kanë kanë dalë në terren dhe ndërkohë janë vënë re protestuesit e parë me pankarta në duar.

“Nëse na vrisni do jemi dëshmorë, kurse ju tradhtarë”, “Në Shqipëri pushteti dhe padrejtësia janë sinonime”, janë disa nga pankartat.

Ndërkohë  gjithashtu para kryeministrisë janë vendosur dhe makinat autoblind ujëhedhëse, për çdo rast.

Kujtojmë se 3 ditët e para të protestës ka pasur tensione dhe dhunë nga ana e protestuesve të cilët kanë sulmuar institucionet, dhe kanë shkatërruar semaforë, tabela.

Protesta janë zhvilluar dhe në disa qarqe të vendit, në disa prej tyre të qeta e në disa me tensione dhe shkatërrime. Një prej tyre ka qenë edhe ajo e Shkodrës sot, ku u sulmua edhe selia e PS.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel