Dëbora zbardh juglindjen/ Në pistën e skive në Dardhë nis sezoni i sporteve dimërore

12/12/2020 15:33

Mbyllja e kufijve dhe pamundësia për të udhëtuar jashtë gjatë fundjavës ka bërë që të jene edhe më të shumtë ata që i drejtohen fshatit turistik.

Me familjen apo miqtë, pushuesit e grupmoshave të ndryshme kanë shijuar disa ore me këtë sport dimëror, por edhe borën.

Mbrëmjen e së premtes, reshje të shumta bore u shënuan në Dardhë, ku trashësia arriti deri në 10 cm. Gjatë natës nuk munguan as problematikat, por segmenti rrugor u hap duke e bërë me të lehtë udhëtimin për pushuesit.

Top Channel