Biden: SHBA i kthehet marrëveshjes së Parisit qysh në ditën e parë të mandatit tim

12/12/2020 21:04

Presidenti i ri i zgjedhur Joe Biden ka paralajmëruar që Shtetet e Bashkuara në ditën e tij të parë të mandatit do t’i bashkohen marrëveshjes së Parisit për klimën, në kohën kur liderët shënojnë përvjetorin e kësaj marrëveshje ndërkombëtare që ka për qëllim frenimin e ndryshimeve klimatike.

Liderët e më shumë se 70 vendeve janë mbledhur sot përmes një video-lidhje, që të premtojnë se do të ndërmarrin hapa konkret në zvogëlimin e emetimit të gazrave të dëmshme që i kontribuojnë ngrohjes globale, transmeton Telegrafi.

Nikoqirët e përvjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes janë Franca, Britania e Madhe, Italia, Kili dhe Kombet e Bashkuara.

Në anën tjetër, SHBA-të kishin dalë nga kjo marrëveshje me të ardhur në krye të Shtëpisë së Bardhë, presidenti aktual i cili konfirmoi largimin nga kjo marrëveshje në vitin 2018.

E Biden sot ka bërë të ditur se SHBA-të kanë rol kyç në arritjen e marrëveshjes së Parisit për klimën që nga viti 2015, që prej asaj kohe pothuajse çdo vend i botës e ka ratifikuar atë.

“SHBA-të do t’i bashkohen sërish marrëveshje së Parisit për klimën dhe atë në ditën e parë të mandatit tim. Me kolegët nga e mbarë bota menjëherë do të fillojë të bashkëpunojë dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur në fuqinë tonë, përfshirë mbledhjen e liderëve të ekonomive më të mëdha në samitin e klimës gjatë 100 ditëve të para të mandatit tim”, ka shtuar Biden.

Top Channel