E premte, 16 Janar 2026
20:03
Bundesliga/ Gëzon Bayerni i Mynihut, Jamal Musiala rikthehet në fushat e lojës

Pritjes së gjatë të Jamal Musialës i erdhi fundi. Futbollisti i përfaqësueses gjermane u rikthye të jetë pjesë e skuadrës së Bayernit të Mynihut pas 6 muajsh mungesë për një dëmtim të rëndë të pësuar në ndeshjen ndaj Paeis Saint Germain në Botërorin e Klubeve të vitit të kaluar. Kthimi i Musialës do të jetë këtë të shtunë në ndeshjen ndaj Leipzig dhe padyshim e ka gëzuar shumë trajnerin Vincent Kompany.

19:49
Qumësht me baktere për bebet/ I rrezikshëm për shëndetin, por ‘Rossmann&Lala’ në Tiranë dhe Kosovë shiti 744 kuti

Bebet e Kosovës dhe të Shqipërisë që i përkasin moshës nga 0-2 vjeç janë ushqyer me qumësht artificial pluhur të ngarkuar me baketerin bacillus cerus, që është tepër i rrezikshëm pasi tek foshnjat shkakton sëmundje gastrointestinale.

19:42
Trump presion me taksa pas çështjes së Groenlandës/ Presidenti i SHBA: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk e mbështesin planin e tij për marrjen nën kontroll të Groenlandës.

19:38
Tre protesta kundër Ramës/ Çfarë i ndan tre faktorët opozitarë që kanë thirrur nga nesër në shesh mbështetësit kundër qeverisë

Të gjithë duan rrëzimin e Edi Ramës, por betejën kanë vendosur ta bëjnë të ndarë. Adriatik Lapaj protestën ditore pret ta shndërrojë në masive të shtunën.

19:37
“Nuk jemi në pikën më të lartë sa ç’ishim pas zgjedhjeve”, Rama zbulon sondazhet e PS: Opozita është më keq se pas 11 majit

Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pranoi sot se sipas sondazheve të brendshme, socialistët nuk janë më mirë se sa ishin kur u mbajtën zgjedhjet vitin e kaluar.

19:23
“RTSH dështim, të mbyllet”/ Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i përgjigjet Ramës: Është e papranueshme që dështimi t’i faturohet…

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin pas deklaratës së Ramës pak më parë, ku tha se Radio Televizioni Publik Shqiptar është dështim dhe se duhet të mbyllet, ose të privatizohet.

19:07
Humbi Topin e Artë dhe FIFA The Best, Raphinha shpallet lojtari më i mirë i vitit 2025 nga… fansat

Në një garë të ashpër për titullin Player of the Year të 433, Raphinha ka dalë fitues, duke triumfuar mbi Kylian Mbappé-në pas një beteje të fortë që mbushi platformat digjitale me më shumë se 50 milionë vota.

18:58
‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën e radhës, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

Shërbimi i Gardës ka filluar blindimin e dyerve të Kryeministrisë, ndërsa ‘Shqipëria Bëhet’ ka njoftuar zhvillimin e një proteste ditën e nesërme.

18:45
Dash Sula në krye të Inspektoratit të Përgjithshëm? Berisha: PD është parti e madhe, kush të dojë të shkojë të partia e krimit

Gjatë mbledhjes me kryetarët e degëve, Sali Berisha komentoi edhe zërat se ish-deputeti demokrat Dashnor Sula, është emëruar në krye të Inspektoratit të Përgjithshëm. “Partia Demokratike është një parti e madhe”-tha Berisha dhe ” kush të dojë të shkojë të partia e krimit”, referuar Dash Sulës.

18:39
“Kemi dështuar me televizionin publik, të mbyllet ose të…”/ Rama për RTSH-në: Asnjë lek për ta, nuk i meritojnë taksat e shqiptarëve

Në fjalën e tij përmbyllëse gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te Televizioni Publik Shqiptar.

18:31
“Reforma zgjedhore ka nisur qëkur kisha thonjtë e paprera”/ Rama ironi me opozitën: Me ju, pa ju, puna do bëhet

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të avancohet me reformat zgjedhore dhe territoriale, me ose pa opozitën.

18:16
“Ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati”/ Rama fton opozitën për pakte politike në Kuvend

Kryeministri Edi Rama ftoi opozitën për ndryshime kushtetuese në Parlament. Edhe në situatën që opozita ka thirrur protestë për largimin e tij dhe krijimin e një qeverie teknike, Rama i ofroi opozitës bashkëpunim për të ulur numrin e deputeteve.

18:12
Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

Një shqiptar, i burgosur politik në Venezuelë, u lirua këtë të premte nga autoritetet vendase. Shtetasi Jozef Ndoci është lënë i lirë dhe pritet të mbërrijë në atdhe të shtunën.

18:11
Nainggolan i rikthehet futbollit belg, por tashmë shumë larg emrave të klubeve të së shkuarës…

Radja Nainggolan vazhdon karrierën e tij në futbollin profesionist edhe në moshën 37-vjeçare.

18:11
“Kemi filluar punën për prodhimin e dronëve të sofistikuar në vend”/ Rama në mbledhjen me deputetët: Çfarë janë këto, nuk janë përralla që…

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria ka nisur punën për prodhimin e dronëve të sofistikuar, duke u shprehur se këto janë veprime konkrete dhe jo përralla që i tregohen popullit shqiptar.

18:08
Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, Berisha: Ishte urdhër i dhënë nga Edi Rama, në çdo lloj varianti që ta kthesh…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një mbledhje në seli me krerët e degëve të PD-së.

18:07
Spalletti analizon merkaton bardhezi: Ne jemi gjithmonë në vëzhgim, kërkojmë profile të veçanta lojtarësh

Luciano Spalletti ka folur hapur për merkaton e janarit dhe gjendjen e skuadrës së Juventusit, në prag të përballjes kundër Cagliarit.

18:07
Komisioni Europian për Top Channel: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

Ditët e fundit, zyrtarë të opozitës kanë ngritur pretendimin se Komisioni Europian ka ngrirë fondet për agjendën dixhitale të Shqipërisë.

18:06
Formula 1/ Kthim në kohë për Red Bull, makina RB22 me shasi të frymëzuar nga e kaluara

Oracle Red Bull Racing bëri prezantimin e RB22, që këtë vit do të jetë me njësi fuqie te motorit të markës Ford. Eventi u zhvilluar në Michigan Central Station të Detroit në SHBA. Shasia e makinës që do t’iu besohet Max Verstappen, 4 herë kampionit të botës dhe Isack Hadjar, është frymëzuar nga vitet e para të skuderisë në botërorin e Formula 1 dhe në të bie në sy boja e sipërfaqes që kthehet ajo e shkëlqyeshmja e vitit të kaluar me logon Red Bull të kufizuar me ngjyrë të bardhë dhe me një tonalitet të ri të ngjyrës blu.

18:05
Hakerimi i e-mail të prokurorëve të SPAK/ “I thashë t’më gërmojë për Ulsi Manjën”, ish-drejtor i Burgjeve shokut të tij: Aaaa, do ishte e hatashme

Top Channel zbardh dosjen e SPAK në lidhje me hetimet për hakerimin e kompjuterëve të Prokurorisë së Posaçmes, për të cilën akuzohen Arnold Rrokaj, ish-drejtori i burgut të Vlorës Zambak Gjoni dhe ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili.

18:04
Luis Figo komenton lëvizjet tek Real-i: Arbeloa është një bast i drejtuesëve…duhet t’i shkojnë deri në fund

Luis Figo ka komentuar vendimin e Real Madridit për të shkarkuar Xabi Alonson dhe për t’ia besuar stolin trajnerit të Castilla-s, Álvaro Arbeloa. Ish-‘ylli’ i “Los Blancos” e ka cilësuar këtë lëvizje si një rrezik të llogaritur nga drejtuesit e klubit, duke theksuar se tani është e nevojshme mbështetja totale për trajnerin e ri deri në fund të sezonit.

17:53
SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në Tiranë, kontroll në pallatin luksoz pranë rrugës “Myslym Shyri”

SPAK dhe BKH po kryejnë kontroll në një objekt në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë.

17:51
“Ndryshime në rregulloren e Kuvendit, shkak negociatat”/ Rama me deputetët: Nuk do të ketë më fjalë për procedurë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij me deputetët e Partisë Socialist është shprehur se do të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në Kuvend.

17:31
Dy punonjëset grabitën 22 mln lekë nga pensionet dhe ndihmat ekonomike/ Reagon Posta Shqiptare: Shpërndarja e pensioneve vijon normalisht

Policia e Korçës njoftoi sot se ka nisur hetimin për dy punonjëse të Postës Shqiptare në Bilisht, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur fonde.

17:14
Machado ia kaloi çmimin Trump, reagon Komitetit i Nobelit: Çmimet nuk transferohen

Komiteti i Nobelit dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë duke theksuar se çmimet e tij “nuk mund të revokohen, të ndahen apo t’u transferohen të tjerëve”.

17:13
“Ka torturuar të burgosurit shqiptarë”/ Ngrihet aktakuzë ndaj një ish-gardiane burgu për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë për krime lufte kundër popullatës civile ndaj një gruaje, e cila më 1998-99 kishte qenë gardiane në Burgun e Prishtinës, në paralelen në Lipjan.

17:09
Nuk kanë fund problemet për Realin e Madridit, Mbappe sërish duhet të qëndrojë jashtë…

Sulmuesi Kylian Mbappe vazhdon të ankohet për dhimbje në gju dhe mbetet në dyshim për ndeshjen e Real Madridit ndaj Levantes këtë të shtunë, sipas raportimeve të fundit.

17:05
“I shpërndava dosjet sepse…”/ Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, dëshmia e ish-drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, si i ranë në dorë hetimet

Top Channel zbardh dëshminë para prokurorëve të ish drejtorit të përgjithshëm i burgut Agim Ismaili, i cili është një nga tre të akuzuarit e SPAK për hakerimin e kompjuterëve të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

17:04
Manchester City vazhdon të gjejë përforcime, pas Semenyos, pritet zyrtarizimi i Guehi-t

Manchester City nuk ndalet në këtë merkato janari. Pasi siguruan shërbimet e Antoine Semenyo, ekipi i Pep Guardiola-s ka nisur që të përforcojë edhe repartin e mbrojtjes.

16:59
Nisin hetimet për tifozin që goditi me banane Vinicius Jr. në ndeshjen ndaj Albacete

Albacete ka njoftuar se ka nisur kërkimet për identifikimin e personit përgjegjës për një akt të rëndë racist, pasi gjatë ndeshjes kundër Real Madridit një banane u hodh në drejtim të Vinicius Junior.

16:58
‘Dua t’i dedikohem plotësisht shërimit të Liesbeth’/ Marco Van Basten lë televizionin për t’i qëndruar pranë bashkëshortes së sëmurë

Në 1987 u transferuan nga Amsterdam në Milano, ndërsa në 1993 lidhën kurorë në një ceremoni martesore të zhvilluar ne Utrecht me dhëndrrin që ishte me paterica pas ndërhyrjes në kavilje.

16:53
Hakerimi i kompjuterëve të SPAK/ Zbardhet dëshmia e ish-drejtorit të burgut të Vlorës, Gjoni: Te dosjet gjeta emrat e Damian Gjiknurit, Klodian Allajbeut…

Zbardhet dosja e SPAK për Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe Agim Ismailin, ky i fundit ish kreu i Burgjeve, të cilët akuzohen se kanë hakeruar kompjuterët e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

16:45
Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, momenti kur shoqërohet në komisariat

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga ish-drejtori i IEVP Durrës dhe ekzekutohet masa e sigurisë edhe për doktoreshën e IEVP Durrës.

16:36
Harry Maguire kërkon rilindjen në Serie A; i ofrohet 5 skuadrave italiane

Harry Maguire mund të transferohet në Serie A që në merkaton e këtij muaji. Mbrojtësi anglez nuk po gjen hapësira te Manchester United, me të cilin këtë sezon ka zhvilluar 10 ndeshje në të gjitha kompeticione(nuk luan që nga nëntori) kjo edhe për shkak të dëmtimeve dhe tani po mendon të përafrojë largimin e tij nga Djajtë e Kuq, që është e sigurt që do të ndodhë në fund të sezonit kur i skadon edhe kontrata.

16:32
Aksident në Peshkopi-Maqellarë, katër të plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, ku janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç.

16:30
Emigracioni/ Bien hyrjet e paligjshme në BE, më pak klandestinë nga rruga ballkanike

Kalimet e parregullta kufitare në BE kanë shënuar rënie në 2025-sën. Agjencia Europiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Frontex, raportoi gati 178,000 përpjekje për kalim kufiri në bllokun europian, shifra më e ulët që nga viti 2021.

16:26
TCH zbardh dosjen/ “Po luaja me telefon”, Rrokaj tregon si i hakeroi kompjuterët e SPAK: Hapa e-mail e prokurorëve, shkruanin për….

Zbardhet dosja e SPAK për Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe Agim Ismailin, ky i fundit ish kreu i Burgjeve, të cilët akuzohen se kanë hakeruar kompjuterët e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

16:18
I mori 8 mijë euro klientit dhe i premtoi se do e lironte nga burgu, GJKKO dënon avokatin Besart Logu

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes penale nr. 242 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurit Besart Logu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenit 245/1/4 të Kodit Penal.

16:14
“Nuk duhet të ishit fare këtu”/ Vrasja në SHBA, zëdhënësja e Trump sherr me gazetarin: Je një sharlatan

Një moment i sikletshëm u krijua së fundi në Shtëpinë e Bardhë gjatë një konference për shtyp të zëdhënëses, Karoline Leavitt, e cila u përplas verbalisht me një gazetar që, sipas saj, bëri një pyetje “të njëanshme”.

16:13
Kapiteni i Barcelonës largohet nga katalanasit, do të huazohet te skuadra që po lufton për mbijetesë

Marc-André ter Stegen është në prag të largimit nga FC Barcelona, me një kalim te Girona që është shumë afër realizimit.

16:06
“Mos ki frikë nga unë, të pres në Vjosë”/ Zbulohen mesazhet, ja çfarë i shkruante 46-vjeçari motrës së policit në Fier: Të dëshiroj si i çmendur, pse i the Fredit…

Altin Meçaj ka akuzuar publikisht një efektiv policie nga Fier, Fredi Lamaj, se e ka dhunuar pasi i ka shkruar motrës së tij në rrjetet sociale.

15:50
“Rendi i Ri”, shfaqja me regji të Kiço Londos ngjitet në skenën e Teatrit Bylis

“Rendi i Ri”, me regji të Kiço Londos, u shfaq në Teatrin Bylis në Fier, duke sjellë për publikun një vepër të fortë me tematikë sociale dhe politike.

15:46
Komploti për vrasjen e ish-presidentit Maduro, mësohet identiteti i shqiptarit të liruar. Ambasada shqiptare në Brazil: Jemi në kontakt me familjarët

Pas lajmit në mediat Çeke se disa të burgosur që akuzoheshin për komplot për vrasjen e ish-presidentit Maduro janë liruar, mësohet identiteti i të liruarit që është shtetas shqiptar.

15:34
Sirena angleze bien për Pio Esposito, Inter nis lëvizjet për ta blinduar

Pio Esposito po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist me Interin në këtë sezon teksa ka shënuar shpesh gola me shumë peshë, i fundit ai i fitores ndaj Lecces dhe viti 2026 pritet të jetë ai i konfirmimit përfundimtar i 20 vjeçarit teksa është sfida për të fituar kampionatin dhe kualifikimi në Botërorin e këtij viti.

15:23
Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet Indrit Cërloj, një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit

Një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është vënë sot në pranga.

15:19
“Je femra më e bukur në fshatin tonë, shpirt”, motra e policit të akuzuar për dhunë nxjerr mesazhet e 46-vjeçarit: Më ka ngacmuar dhe përndjekur, ‘FB’ s’më lejonte të…

Ka marrë një tjetër rrjedhë historia e dhunimit të babanë e bir në Fier.

15:10
“Krimi i rrugës është ulur”, sondazhi: 85% e shqiptarëve ndihen të sigurt gjatë natës në komunitetin e tyre

85% e shqiptarëve ndihën të sigurt kur ecin natën në komunitetin e tyre dhe rreth 76% e tyre mendojnë se kriminaliteti është ulur. 

15:10
Akuzë për shpërdorim detyre, SPAK mbyll hetimin për Elvis Rroshin si kryebashkiak, nën hetim edhe për pastrim parash

SPAK mbylli hetimet ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi dhe pritet ta dorëzojë  të pandehur në gjykatën antikorrupsion për akuzën shpërdorim detyre.

14:57
Manovrat zikaltër/ Inter studion për një superblerje në verë; ka shpresa për Nico Paz

Tani kemi të bëjmë vërtet me një projekt apo diçka më shumë. Nëse në fillim të sezonit, te Interi kishte një pikëpyetje të madhe me ardhjen e Cristian Chivu në pankinë dhe me një organikë të tronditur nga fundi traumatik i sezonit, pas disa muajsh dhe me vendin e parë në klasifikim, po arsyetohet për një investim të rëndësishëm.

14:57
U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

Një grup të burgosurish shqiptarë, irlandezë, çekë, rumunë dhe gjermanë, të akuzuar për një komplot për vrasjen e ish-Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro janë liruar nga burgu.

14:50
“Do i djeg me benzinë familjarisht”, pas paralajmërimit për vetëgjyqësi për autorët e dyshuar të vrasjes së djalit, procedohet penalisht babai i Martin Çeços

Babai i Martin Çeços, që paralajmëroi vetëgjyqësi për të dyshuarit e vrasjes së djalit të tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2022, është vënë nën hetim nga autoritetet.

14:45
“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit dhe Aristotelit”, batuta e Ramës shkakton debat në median greke. Kryeministri: Ata janë filozofë grekë, por…

Pas artikullit të medias greke ‘Protothema’, e cila shkruante se kryeministri Edi Rama ka sulmuar verbalisht gazetarin grek në panelin e mbajtur dy ditë më parë në Abu Dhabi, ka reagon kreu i qeverisë shqiptare.

14:38
Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit/ Protestat në Iran, Trump mban të hapur skenarin e ndërhyrjes ushtarake

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rritur pasigurinë ndërkombëtare lidhur me një ndërhyrje të mundshme ushtarake ndaj Iranit, duke dhënë sinjale kontradiktore pas dy javësh kërcënimesh dhe paralajmërimesh për veprim të ashpër në mbrojtje të protestuesve iranianë.

14:31
Vodhën 22 mln lekë të reja nga fondi i postës për pensionistët që jetonin jashtë vendit, procedohen dy punonjëset në Devoll

Procedohen penalisht dy punonjëse të postës në Vishocicë të Devollit, pasi vodhën në bashkëpunim 22 mln lekë të reja.

14:27
Shpalli gjendjen ushtarake, dënohet me pesë vite burg ish-presidenti i Koresë së Jugut

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është dënuar me pesë vite burg për shpërdorim detyre, pengim të drejtësisë dhe falsifikim dokumentesh, lidhur me përpjekjen e dështuar për të shpallur gjendjen ushtarake në vitin 2024.

14:19
Sulmet ruse në infrastrukturën e Kievit, Zelensky shpall emergjencë energjetikë, ukrainasit përballen me errësirën dhe të ftohtin

Presidenti i Ukrainës ka shpallur emergjencë energjetike këtë javë pasi një sërë sulmesh ruse në infrastrukturën e vendit, ku në fokus ka qenë Kievi.

14:13
Kategoria e Parë/ Skënderbeu bën pazar në Superiore, siguron shërbimin e sulmuesit të Elbasanit

Skënderbeu bën pazar në Kategorinë Superiore në këtë sesion të merkatos. Skuadra korçare që po kërkon të kthehet në elitën e futbollit shqiptar ka siguruar shërbimin e sulmuesit Antonio Delaj nga Elbasani, një transferim që është bërë me formulën e huazimit deri në fund të sezonit.

14:11
Presidenti Begaj firmos dekretin, emërohet komandanti i ri i Forcës Detare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot një sërë dekretesh që lidhen me drejtimin dhe gradatnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

14:06
A do të marrë fund lufta gati katër vjeçare? Zelensky: Marrëveshja me SHBA-në mund të nënshkruhet javën e ardhshme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se dokumentet për një marrëveshje mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara mund të nënshkruhen që javën e ardhshme, nëse palët arrijnë dakordësinë përfundimtare brenda kësaj periudhe.

14:03
Fasadë 3D dhe Heshtje Betoni: Pse dështoi plani për stadiumet e reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë?

Nga: Endi Tufa

13:49
Rënia e lirë e Realit të Madridit në 8 muaj dhe vendimet e gabuara

Reali i Madridit po perjeton një nga krizat më të thella në dekadën e fundit. Në vetëm 8 muaj, klubi merenges është në një rënie të lirë që po reflektohet në fushat e lojës dhe jashtë saj. Një situatë që solli shkarkimin e Xabi Alonsos që erdhi me shpresa të mëdha, për t’u zëvendësuar nga Alvaro Arbeloa dhe që kulmoi me eliminimin e Realit të Madridit në Kupën e Mbretit nga Albacete një skuadër që po lufton për mbijetesë në Divizionin e Dytë të futbollit spanjoll.

13:47
Reduktim i numrit të deputetëve në 101 dhe reformë territoriale brenda korrikut, Balla: Numërimi i votave në qendrat e votimit

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha sot se maxhoranca është e gatshme te prese propozimet e opozitës për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, por nuk do të humbasë kohë për të vijuar me përfundimin e tyre.

13:44
“O morr, o skuth, ule kokën kur të kaloj unë”/ Debat i fortë mes Keijsit dhe Mirit, këngëtari: Mbretëreshë, uturak…

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mes Mirit dhe Keijsit.

13:40
“Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri”, Nancy VanHorn mesazh për SPAK e BKH: Duhet të forcohen këto institucione, të luftohet krimi i organizuar dhe trafiku i narkotikëve

Nancy VanHorn ka përcjellë në Tiranë mesazhet e Presidentit Donald Trump, teksa deklaroi se organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv.

13:32
“U godita me shtatë plumba në fytyrë”, iranianët rrëfejnë dhunën brutale gjatë protestave antiqeveritare

Iranianët që kalojnë kufirin drejt Kurdistanit Irakian rrëfejnë dhunën e ushtruar nga forcat e sigurisë gjatë protestave në Iran.

13:31
Shorti i Conference League/ Kundërshtar i kalueshëm për Dritën, Shkëndija peshkon ekipin turk

Në orën 13:00 u hodh shorti për fazën “play off” të Ligës së Konferencës, ku vëmendja ishte e përqendruar te përfaqësueset shqiptare, Drita dhe Shkëndija, pas paraqitjeve pozitive në fazën e kampionatit.

13:30
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkëmbit kërkon ndryshimin e masës së tij: Nuk ekzistojnë kushtet që të mbahem në paraburgim

Xhaxhai i Elvis Shkëmbit, i akuzuar për vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

13:26
Zbardhet dinamika e aksidentit me 1 viktimë dhe 3 të plagosur në Durrës, policia arreston shoferin

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, mbi aksidentin rrugor te ura e Dajlanit, me pasojë vdekjen e shtetases Vikena Greku, bën me dije se shërbimet e Policisë Rrugore kryen menjëherë veprimet hetimore të nevojshme, me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

13:20
“Eriku duhet të bjerë…”/ Miri i propozon aleancë Angelos: Të bëhemi një dyshe e fortë bashkë, do të jesh krahë meje

Miri i ka propozuar Angelo aleancë në lojë.

13:11
“Roja e Arktikut”, NATO operacion për Groenlandën: Trumpi të kënaqet me kaq

NATO po diskuton mënyrat për uljen e tensioneve politike mes Danimarkës dhe SHBA-së mbi të ardhmen e Groenlandës, dhe një prej tyre është krijimi i një misioni të aleancës, të pagëzuar si “Roja e Arktikut”.

13:05
Gramsh, nis rikonstruksioni i stadiumit, Duka inspekton punimet: Futbolli të zhvillohet në çdo qytet

Në Gramsh kanë nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit ‘Myslim Koçi’, një investim ky që po kryhet nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit. Një projekt që synon krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

12:56
“Do i shkruaj Ramës”, Berisha nxjerr pjesë nga dosja e hakerimit të SPAK: Kryeministri donte të vidhte sekretet hetimore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me gazetarët ka nxjerrë një pjesë nga dosja e hakerimit të SPAK .

12:45
Juventus, tenton Matetën, por Jonathan David nuk preket; plani i bardhezinjve për post-Vlahovic

Juventus ka vendosur të përshpejtojë operacionet në lidhje me ndryshimet në repartin e sulmit, i shtyrë nga nevoja për të gjetur një pasues në lartësinë e Dusan Vlahovic, largimi i të cilit me parametra zero duket se është i sigurt. Identikiti i përzgjedhur nga Luciano Spalletti është i qartë; një qendërsulmues fizik, i afte të mbajë sulmin dhe të garantojë gola në zonë.

12:31
Apeli vendosi ‘arrest në shtëpi’ për tre të dyshuarit si vrasës të Martin Çeços, flet avokati: Antikushtetuese! Afati i paraburgimit përfundoi, gjykata duhej të…

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës për ndryshimin e masës së sigurimit nga arresti në burg në arrest shtëpie për tre të akuzuarit e vrasjes së të riut Martin Çeços, avokati i dy prej të dyshuarve, Valter dhe Edlir Mollaj, ka reaguar me një deklaratë për mediat.

12:22
Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet shumë më tepër punë, informoni deputetët dhe përfshijeni në draftim

Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar dhe kabinetit qeverisës, Edi Rama duke folur për rrugët që ka Shqipëria drejt anëtarësimit, iu drejtua dy ministreve të tij përgjegjëse për negociata me BE, Majlinda Dhuka dhe Adea Pirdeni, duke u thënë se duhet që të shpjegojnë dhe informojnë më shumë deputetët e PS.

12:21
Laboratori i drogës në Qerekë të Krujës dhe trafikimi i kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri, SPAK mbyll hetimet dhe komunikon akuzat për ‘grupin’

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin e akuzave zyrtare për çështjen e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendit tonë, duke përdorur si mekanizëm trafikimi lëkurën e gjedheve.

12:19
Procesi i anëtarësimit në BE, Rama-socialistëve: Duhet të jeni më të përthyeshëm, kur vjen ligji në Parlament duhet miratuara, jo diskutuar

Kryeministri Edi Rama, mblodhi sot grupin e parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

12:09
“Nuk duhet falur askush”, Rama vendos ‘piketat’ e punës për rrugën në BE: Siguria ushqimore problematike, skenari pesimist është….

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në mbledhjen e mbajtur sot me grupin parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, u është drejtuar atyre duke u thënë se këto dy vite janë shumë të rëndësishme dhe të vështira pasi do duhet të bëhet gati ‘terreni’ për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

11:59
Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Kanadaja dhe Kina kanë arritur një marrëveshje fillestare tregtare që do të ulë ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike dhe kanolën, tha të premten kryeministri Mark Carney, ndërsa të dy vendet u zotuan të shembin barrierat tregtare dhe të krijojnë lidhje të reja strategjike.

11:52
Miliarderi që qëndron pas vendimeve të Trump për Groenlandën/ Ndërhyrjet politike të Ronald Lauder që bindën presidentin amerikan të marrë ishullin

Ideja që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nuk lindi rastësisht apo papritur gjatë mandatit të parë të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

11:43
Kërcënoi me thikë punonjëset dhe vodhi xhirot ditore në tre biznese, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Një 30 vjeçar është vënë në pranga pasi kërcënoi punonjëset me mjet prerës dhe vodhi xhirot ditore në dyqane dhe kompani telefonike.

11:38
Anëtarësim në BE pa të drejtë vote, Rama për Politico: E pranojmë, gati të heqim dorë përkohësisht edhe nga komisioneri shqiptar në Bruksel

Politiko ka publikuar sot një artikull i cili shkruan se BE po shqyrton një model anëtarësimi me dy nivele, ku vendet kandidate mund të hyjnë në BE pa të drejta të plota vote fillimisht, për të shmangur bllokimet nga vetoja.

11:29
Italia refuzon dërgimin e trupave në Groenlandë, Roma zgjedh rrugën politike dhe koordinimin me NATO-n

Italia nuk do të marrë pjesë në operacionin ushtarak “Arctic Endurance” në Groenlandë, të propozuar nga Danimarka dhe i mbështetur nga disa vende evropiane si përgjigje ndaj ambicieve amerikane të ish-presidentit Donald Trump.

11:23
Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PS, Top Channel zbulon porositë e Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të premte në një mbledhje me dyer të mbyllura grupin parlamentar socialist, së bashku me kabintetin qeveritar.

11:15
Partnerja e tij tërhoqi 200,000 euro nga llogaria bankare, grindja mes Valentino Rossit dhe babait të tij përfundon në gjykatë

Një histori familjare e ndërlikuar dhe e dhimbshme ka përfshirë kampionin legjendar të MotoGP, Valentino Rossi, 46 vjeç, dhe babain e tij, ish-garuesin Graziano Rossi, 71 vjeç.

11:11
Machado i fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim?

Kur udhëheqësja e opozitës së Venezuelës, María Corina Machado, hyri në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ajo erdhi me dhuratën që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka dëshiruar prej kohësh: një Çmimin Nobel për Paqen.

11:01
Autor i pesë vjedhjeve në Durrës, pranga 29-vjeçarit/ Me maskë, doreza dhe pistoletë, si i kryente grabitjet i riu

Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve në banesa gjatë muajve dhjetor 2025 dhe janar 2026.

11:00
Moska vazhdon përpjekjet e ndërmjetësimit, Kremlini: Putin dhe Netanyahu bisedë telefonike për Iranin

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me situatën në Iran, të cilit i konfirmoi “gatishmërinë e palës ruse për të vazhduar përpjekjet e duhura të ndërmjetësimit, duke ndihmuar në promovimin e një dialogu konstruktiv me pjesëmarrjen e të gjitha shteteve të interesuara”.

10:55
Apartamenti përfshihet nga flakët, shkak telefoni. Lëndohen dy gra

Një telefon u bë shkak për përfshirjen në flakë të një apartamenti në lagjen Peristeri të Athinës, duke lënë të lënduara dy gra.

10:55
Video/ Lumi i fshehur në Paris që mund të rishfaqet pas një shekulli

Një lumë që rrjedh përmes – ose, më saktë, nën – Paris mbetet i panjohur për shumicën e banorëve dhe vizitorëve të kryeqytetit francez.

10:53
“Jemi të braktisur”/ Banorët e Këlcyrës protestojnë para bashkisë: Do të bllokojmë aksin nacional nëse…

Banorët e Këlcyrës janë ngritur në protestë për mungesën e shërbimeve bazike, ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike.

10:33
Përfitoi rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive në shtete të ndryshme, përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen bizneset dhe pasuritë e shtetasit spanjoll

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e shtetasit spanjoll Alvaro Romillo Castillo, i cili dyshohet se ka përfituar rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive në shtete të ndryshme, përfshirë Shqipërinë.

10:22
SHBA-ja dhe Tajvani bien dakord të zhvillojnë mikroçipa në këmbim të uljes së tarifave, marrëveshja shkakton pakënaqësi në Pekin

Kina tha të martën se kundërshton “vendosmërisht” një marrëveshje tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit që do të lejonte prodhimin e gjysmëpërçuesve në tokën amerikane në këmbim të tarifave më të ulëta për produktet tajvaneze.

10:17
Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e çiftit Argita dhe Jamarbër Malltezi në lidhje me heqjen e sekuestros për pasuritë e tyre.

10:12
Ndërprerje e rrjetit hekurudhor në Tokio për shkak të zjarrit në transformator, probleme për 673,000 pasagjerë

Një ndërprerje e energjisë elektrike në rrjetin hekurudhor të Tokios këtë mëngjes ndërpreu udhëtimin e gati 673,000 pasagjerëve, pasi dy linja kryesore, Yamanote dhe Keihin-Tohoku, që shërbejnë disa nga stacionet më të ngarkuara në botë, u pezulluan.

10:02
Situata me përmbytjet në Shkodër në përmirësim, monitorim i vazhdueshëm në të gjithë qarkun

Situata në territorin e Qarkut Shkodër, sot më datë 16.01.2026, paraqitet e qëndrueshme dhe në përmirësim gradual.

09:57
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Të shqetësuar sepse liria e fjalës në Europë po gërryhet

Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë deklaratën e Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

09:55
Rama mbledh sot grupin parlamentar socialist, zbardhet agjenda, të pranishëm do jenë edhe ministrat

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

09:53
Qeveria rishikon çmimet e referencës, për herë të parë përfshihen zonat rurale

Qeveria po rishikon sërish projektvendimin për çmimet e referencës së ndërtesave për banim në rrethe. Për herë të parë, në hartën e çmimeve të referencës do të përfshihen të gjitha zonat rurale të Shqipërisë, sipas ndarjes territoriale të vendit në qytet/fshat.

09:49
Gjyqi për sulmin terrorist të Banjskës, ndryshon kryetari i trupit gjykues

Të premten ka vazhduar gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist të Banjskës.