Zhegrova shkëlqen me dy gola, por as kjo nuk e kënaq Spallettin, trajneri i Juventusit: I pandalshëm një kundër një, por nuk kthehet kur humb topin 14/09 12:06
PSG barazoi sot me Lorient me shifrat 2-2, në një ndeshje ku me siguri mendja ishte më së shumti tek beteja e mesjavës kundër Bayern Munchen, e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League.
Njëjtë si gjermanët në ndeshjen e tyre, edhe Luis Enrique kishte aktivizuar komplet ekipin e dytë, për t’i lënë pushim të gjithë titullarët për ndeshjen e radhës.
Ky barazim me Lorient nuk i kompromenton aspak pozitat në rrugën drejt titullit kampion, pasi kur janë luajtur 30 javë, parizienët renditen 6 pikë mbi Lensin kryesues.
Ligue 1
PSG-Lorient 2-2
Mbaye 6’, Zaire-Emery 62’/ Pagis 12’, Tosin 78’
Top Channel