Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në zonën e Porcelanit në Tiranë, raportohet vetëm për dëme materiale
03/05/2026 09:07
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen e Porcelanit në kryeqytet.
Shpërthimi ka ndodhur në një dyqan për shërbime interneti në rrugën Xhanfize Keko, i cili i përkiste shtetasit me iniciale E. M.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se nuk ka të lënduar.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për sherbime interneti në pronësi të shtetasit E. M., ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel