“Ai 16-vjeçari është më i mirë se unë”, shoku i Ronaldinhos kujton çfarë thoshte braziliani për Messin në kulmin e tij

02/05/2026 14:51

47 tituj zyrtarë, golashënuesi më i produktiv i të gjitha kohërave, t8 Topa të Artë dhe një listë e gjatë arritjesh të tjera. Këto janë statistikat e Leo Messit deri më sot, në moshën 38 vjeç. Dhe ato do të bëhen edhe më astronomike pasi, për momentin, nuk ka lajme për daljen e tij në pension.

E jashtëzakonshmja e tij ishte e dukshme që kur ai ishte vetëm 16 vjeç dhe i tejkalonte në lojë veteranët e Barcelonës. Ish-shoku i tij i skuadrës në klubin katalanas, Maxi Lopez, e zbuloi këtë gjatë intervistës së tij të fundit në programin argjentinas ‘Olga’.

“E shihja që ky djalosh ishte 16 vjeç dhe mund të përballonte 30-vjeçarët. Ai kishte një forcë dhe shpejtësi të tillë… Ne djemtë më të mëdhenj flisnim vazhdimisht se i ai do të ndryshonte me kalimin e kohës”, filloi ish-futbollisti.

Messi dhe Maxi Lopez

Ai shtoi: “Ronaldinho thoshte se ‘ky djalë është më i mirë se unë’. Po flasim për Ronaldinhon në kulmin e tij, e dini çfarë do të thotë kjo? Ishte viti kur ai fitoi Topin e Artë dhe ma thoshte këtë mua. Ata që janë në atë nivel, e dallojnë”, pohoi Max.

Personaliteti i tij në fushë nuk ishte aspak i ngjashëm me personin që Leo është në jetën e tij personale: “Sot Messi është një burrë i rritur dhe një lider për mua. Por atëherë ishte shumë i ri, shumë i turpshëm”, u shpreh mes të tjerash Lopez.

 

Top Channel