Arteta i tërbuar pas ndeshjes: “Anulimi i penalltisë është i paimagjinueshëm, nuk e pranoj këtë vendim”
Këtë mesjavë, admiruesit e futbollit u bënë të dëshmitarë të një ndeshjeje spektakolare mes Paris Saint Germain dhe Bayernit të Mynihut e fituar nga francezët 5-4.
Për këtë supersfidë foli edhe Luciano Spalletti në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Veronën dhe në këtë pikë u bë i paevitueshëm krahasimi më sfidën mes Milanit dhe Juventusit e përfunduar 0-0.
‘Në Evropë ai që kërkon sigurinë nuk shpërblehet-tha Spalletti duke bërë analizën e tij-Champions League shpërblen ato skuadra që krijojnë rrëmujën, jo atë që e eviton, synimi është gjithnjë që të prishen ekuilibrat përmes manovrave individuale. Futbolli po shkon në këtë drejtim, mbajtja e një ritmi të ulët dhe rregullit nuk të shpërblen. Në këtë aspekt, ndeshja me Milanin në San Siro nuk më kënaqi. Të luash këto lloj ndeshjesh të bën pak më të vogël. Jemi përshtatur rregullave të Milanit dhe kjo nuk është mirë. Në Ligën e Kampioneve ka një nivel tjetër’.
Top Channel