Como dhe Napoli anulojnë njëra-tjetrën në ndeshjen e zhvilluar mes tyre të vlefshme për javën e 35 të Serie A.

Në Sinigaglia, të dyja skuadrat dolën nga fusha e lojës me barazimin 0-0, një rezultat që kënaq më shumë Interin të cilit tani i mjafton edhe një barazim ndaj Parmës për të festuar titullin e 21 në San Siro.

Në pjesën e parë u pa të ishte Como më i gjallëruar me skuadrën e Cesc fabregas që pati dy shanse të mira shënimi, fillimisht me Douvikas topi i gjuajtur prej të cilit u largua nga Rrahmani në vijën e portës dhe më pas me Diao që u bllokua nga Milinkovic Savic.

Në pjesën e dytë, Como pati sërish mundësi me Diaon dhe Baturinën, por pa sukses, ndërsa napoli pati shansin më të mirë për të shënuar me Politanon në minutën e 84 gjuajtja e të cilit u ndal nga shtylla, ndërkohë që pas tij ishte McTominay që tentoi, por pa sukses kështu që ndeshja u mbyll 0-0 me Napolin që blindon akoma më shumë zonën Champions, ndërsa Como për momentin mbetet në vendin e pestë, por rrezikon të parakalohet nga Roma.

Top Channel