Vllaznia vijon me rezultatet me luhatje dhe këtë herë është ndalur edhe në shtëpi nga Bylisi, që nuk e prishi aspak trendin “unik” të kampionatit tonë, ku prej javësh ekipet e vogla mposhtin të mëdhatë.

Miqtë arritën të shënojnë në minutën e 64-t me Walisson, me Vllazninë, që u tregua e pafuqishme për të ndryshuar fatet e kësaj ndeshje.

Me këtë fitore, Bylisi siguron vijimin e luftës për mbijetesë, ndërsa Vllaznia humbet një shans të rëndësishëm për të marrë kreun e renditjes. Në fund shënoi edhe Stoilov me penallti.

Vllaznia-Bylis 0-2
Goli: Walisson 64’, Stolot (pen.) 90+7′

Top Channel