Rregullohet palestra e mundjes në Kukës, investimi i Federatës përmirëson kushtet për stërvitje

02/05/2026 13:04

Sa herë që binte shi, palestra e mundjes në Kukës kthehej në një “moçal”, duke e bërë të vështirë stërvitjen për dhjetëra të rinj. Por kjo situatë tashmë i përket së shkuarës.

Pas shqetësimeve të ngritura disa herë edhe në Top Channel, Federata Shqiptare e Mundjes ka ndërhyrë, duke investuar për përmirësimin e kushteve në këtë palestër.

Të rinjtë thonë se kushtet e reja u japin më shumë motivim për të vijuar stërvitjen dhe për të ndjekur ëndrrën e tyre në sportin e mundjes. Presidenti i Federatës, Sahit Prizreni, e cilëson këtë palestër si një nga më të rëndësishmet në vend, ndërsa thekson se investimi do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së sportistëve.

Kukësi ka një traditë të hershme në mundje, duke nxjerrë ndër vite kampionë dhe duke e kthyer këtë sport në një identitet të qytetit.

Top Channel