Sa herë që binte shi, palestra e mundjes në Kukës kthehej në një “moçal”, duke e bërë të vështirë stërvitjen për dhjetëra të rinj. Por kjo situatë tashmë i përket së shkuarës. Pas shqetësimeve të ngritura disa herë edhe në Top Channel, Federata Shqiptare e Mundjes ka ndërhyrë, duke investuar për përmirësimin e kushteve në këtë palestër. Të rinjtë thonë se kushtet e reja u japin më shumë motivim për të vijuar stërvitjen dhe për të ndjekur ëndrrën e tyre në sportin e mundjes. Presidenti i Federatës, Sahit Prizreni, e cilëson këtë palestër si një nga më të rëndësishmet në vend, ndërsa thekson se investimi do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së sportistëve.