Mallorca bie nga kategoria, nuk mjafton sezoni historik i Muriqit
Një hap i vogël, një pikë kundër Parmës; kjo është ajo që i mungon Interit për të festuar sërish një titull në San Siro, 37 vjet pas Inter-Napoli të 28 majit të 1989, kur Matthaeus me një goditje dënimi shënoi golin e fitores që iu dhuroi zikaltërve titullin e 13.
Nëse do të arrijë kjo, festa do të jete ajo spontane e tifozëve përpara fërshëllimës së fundit të arbitrit në një stadium krejtësisht të ezauruar(numri total i spektatorëve do të kalojë shifrën 75 mijë për të ardhura prej 5 milionë euro duke përfshirë edhe të abonuarit) dhe me pas në rrugët e Milanos deri në orët e para të mëngjesit.
Një feste së ciles mund t’ i bashkohet edhe ndonjë futbollist zikaltër siç ndodhi në mbrëmjen e 22 prillit të 2024 pas fitores në derbin me Milanin që u pasua edhe me titullin e yllit të dytë. Por për ceremoninë zyrtare të ngritjes së trofeut Interi do të duhet të presë 17 majin kur është parashikuar mbajtja e saj pas ndeshjes me Veronën në San Siro, ndërkohë që në 13 maj Interi do të luajë finalen e Kupës së Italisë. Me pas kapiten Lautaro Martinez dhe te tjeret do të ekspozojnë trofeun në rrugët e Milanos per tifozet në autobus të hapur teksa Interi do të bejë xhiron në rrugët e qytetit përpara se të mberrijë ne Sheshin Duomo.
Top Channel