Nga Milani i holandezëve tek ai i rezultateve minimale. Pas 40 vitesh, bota kuqezi është përmbysur teksa ka kaluar nga loja spektakolare dhe plot me suksese e gola e Milanit të Sacchit te loja rezultatiste e Allegrit.

Në kohët e Berlusconit që i pretendonte të dyja si lojën dhe rezultatin, filozofia e parë e mbushi me trofe palmareson kuqezi; aktualisht filozofia e dytë po e çon Milanin në Ligën e Kampioneve pas një sezoni shumë negativ. Por kritikat dhe tifozët janë të ndarë, siç tregojnë fërshëllimat në San Siro pas barazimit 0-0 me Juventusin.

Sigurisht që diferencën e bëjnë (edhe) kampionët; në kohët e Sacchit ishin shumë të tillë në skuadër, aktualisht nuk ka më. Me Allegrin, Milani deri tani ka arritur rezultate, por ka ndërmarrë një rrigë që nuk sjell spektakël, por as gola.

Ky Milan është skuadra më ‘e kursyer’ në gola në 10 vitet e fundit; vetëm 48 gola të shënuar në kampionat(Inter 80, Como 59). Më keq në këtë shekull të 21, ka bërë vetëm Milani i sezonit 2015/16; 49 gola të shënuar, 1 më shumë se aktualisht, 360 minuta nga fundi i kampionatit

Shpesh gishti është drejtuar te Leao e Pulisic, por përtej demeritave të individëve, është përqindja e rasteve të krijuara, zotërimit të topit, të pranisë efektive në gjysmëfushën kundërshtare, të krosimeve të bëra dhe goditjeve të këndit të ekzekutuara ato që shqetësojnë teksa flasin për një sjellje spekulative. Filozofia e rezultatit minimal tashmë dihet edhe një një lloj fjalë e shenjtë në dhomën e zhveshjes së skuadrës kuqezi. Dhe golat rrallohen…dhe Milani kontemporan, me atë mitikun e holandezëve në kokë, lëkundet…

Top Channel