Sporti italian është në zi. U nda nga jeta në moshën 59 vjeçare ish piloti i Formula 1, Alex Zanardi, kampion dhe simbol i paralimpizmit. I lindur në vitin 1966 pas një aksidenti automobilistik në 2001 për shkak të të cilit iu prenë të dyja këmbet, Zanardi iu dedikua paraciklizmit duke fituar medalje të shumta në Lojërat Paralimpike të Londrës në 2012 dhe të Rio 2016.

Në 2020, pësoi një tjetër aksident tragjik teksa me një handbike, merrte pjesë në një garë bamirësie e organizuar nga ai vetë.

‘Me dhimbje të thellë familja bën të ditur ndarjen nga jeta të Alessandro Zanardi që ndodhi në mënyrë të papritur ditën e djeshme në 1 maj’-theksohet në njoftimin e familjes së Zanardit që në muajin tetor do të festonte 60 vjetorin e tij të lindjes- Alex u shua në qetësi, i rrethuar nga dashuria e personave të tij më të dashur. Familja falenderon të gjithë ata që në këto orë janë shfaqur pranë dhe kërkon respektimin e dhimbjes së saj dhe privatësisë në këtë moment zie’.

Alex Zanardi ishte një sportist i gjithanshëm, një sportist i shkëlqyer. Luftoi, vuajti por edhe fitoi shumë; 4 medalje të arta në Lojërat Paralimpike të Londrës në 2012 dhe në Rio 2016 dhe 8 tituj në kampionatet botërorë të rrugës. Luftoi, vuajti dhe ndihmoi të gjithë ata që mund të ndihmonte. Për botën paralimpike ai bëri sa më shumë të ishte e mundur duke e shtyrë këtë lëvizje të rritej duke ndërmarrë disa iniciativa. Dha për të tjerët pa paraqitur asnjëherë llogarinë. Empatik, i disponueshëm dhe me batutën gjithnjë gati. Autorionik, si të gjithë personat që prej kohësh kanë bërë paqen me veten e tyre. Alex Zanardi me ndarjen e tij nga jeta mbylli një cikël, teksa e pret motra e tij Cristina që humbi jetën në një aksident rrugor në 1979 dhe lë pas bashkëshorten Daniela dhe djalin Niccolò.

Top Channel