Mohamed Salah do të kthehet të luajë me Liverpoolin. është sfida e tij deri në fund të sezonit. Një dëmtim muskular bëri që të ndizen sirenat e alarmit.

Tifozët e The Red menduan se ky moment mund të përbënte një lamtumirë e hidhur e Salah nga Anfield. Po punohet që kjo të mos ndodhë.

Egjiptiani mendon për Botërorin dhe skuadrën e tij të re. Shumë shpejt ai do të bëjë të ditur destinacionin e ardhshëm të tij, por më parë do të kthehet të veshë fanelën e Liverpool. Nuk do të jetë në ndeshjen me Manchester United në Old  Trafford, por mund të jetë në përballjen me Chelsea ose në ndeshjet e mbetura të Premier Leagues; në Villa Park në 17 maj apo në ndeshjen e fundit të kampionatit të Liverpool me Brentford për një lamtumirë të denjë për Faraonin.

Mohamed Salah do të largohet si një legjendë e Liverpoolit dhe në moshën 33 vjeçare do të nisë një aventurë të re, në një vend tjetër ku të ndihet edhe njëherë i rëndësishëm. Arabia Saudite, SHBA apo ligat evropiane si Italia po e tundojnë yllin egjiptian. Ndërsa futbollisti po mendon për zgjedhjen e tij. Liverpool është në ankth që ai të kthehet në fushë për t’i dhënë lamtumirën që meriton. Salah është shumë pranë Top 20 të lojtarëve me më shumë ndeshje me Liverpool; 440, por është në podiumin e shënuesve më të mirë në historinë e The Reds me 257 gola dhe 122 asiste. Përpara tij janë vetëm Ian Rush dhe Roger Hunt.

Shifra këto që do të jenë në librin e historisë së Liverpool për shumë kohë dhe që e kurorëzojnë Salah si një prej futbollistëve më të mëdhenj të Premier League në shekullin e 21. Shumë shpejt Salah do të bëjë të ditur emrin e skuadrës së tij të re dhe ajo që është e sigurt është se ekipi i tij i ri do të ketë në përbërje një sulmues  që ka ende për të thënë dhe që do të bëjë diferencën.

Top Channel