Kylian Mbappe ‘bezdis’ tifozët e Real Madrid për…udhëtimet e tij
Është apo jo Higuain? Në orët e fundit është bërë virale në rrjetet sociale fotoja e një tifozi në krah të një personi që duket se është Gonzalo Higuain. Po përse është krijuar ky dyshim?
Sepse Higuaini ‘i supozuar’ shfaqet në një gjendje fizike ndryshe nga dy daljet e fundit publike të tij duke e bërë publikun të mos e kuptojë autenticitetin e fotos duke ngritur dyshime për një përdorim të mundshëm të Inteligjencës Artificiale
Fotoja që është shkrepur brenda një dyqani me artikuj sportivë në Miami shfaq njq djalë të ri në krag të Higuain me disa kg më shumë në krahasim me peshën e tij në momentin e tërheqjes nga futbolli në 2022. Por nëse një ndryshim i fizikut është diçka e zakonshme për futbollistit, ajo që befason është pamja e jashtme; mjekër shumë e dendur dhe aspak e kuruar dhe pak flokë në kokë, pantallona të shkurtra dhe me sandale në këmbë. Një ndryshim look-u që ka befasuar shumë të apasionuar.
Gonzalo Higuain e mbylli karrierën e tij si futbollist në 2022. ‘Il Pipita’ pas një karriere me River Plate, Real Madrid, Napoli e Juventus, vendosi ta mbyllë atë në Florida me Inter Miami. Përpara 5 vitesh, në prill të 2021, në një intervistë për ‘La Nacion’, Higuain kishte folur për ndryshimin e look-ut të tij dhe gëzimin e tij se nuk gjykohet. ‘As media e as tifozët nuk të gjykojnë nëse je i shëndoshë, i dobët, pa flokë…-kanë qenë fjalët e Higuain në atë kohë-lashë mjekrrën të rritej dhe u bëra lajm, por askush nuk flet për mua për futbollin. Në fillim kritikat më lëndonin, tani jo. Dhe që kur erdhi në jetë vajza ima e kam ndryshuar ndjeshmërinë’.
Top Channel