Top News- IDU rezolutë për Shqipërinë, partitë e djathta reflektojnë shqetësimet e Berishës
02/05/2026 13:51

Një tjetër rezolutë për Shqipërinë u miratua gjatë forumit të Bashkimit Ndërkombëtar Demokrat (IDU) ku ngrihen shqetësime mbi zhvillimet demokratike, procest zgjedhore dhe funksionimin e shtetit të së drejtës në vend dhe ecurinë e procesit të integrimit europian. Kjo është rezoluta e 8 që miratohet nga partitë e djathta. Dokumenti merr në konsideratë Raportin e V-Dem Institute që e kalsifikon Shqipërinë si autokraci elektroale, ndërsa thekson se korrupsioni është përkeqësuar. Sipas rezolutës, korrupsioni sistemik dhe mungesa e llogaridhënies në nivelet e larta të qeverisjes përbëjnë pengesë serioze për avancimin drejt Bashkimit Europian. IDU në dokumentin e miratuar vlerëson se procesi i integrimit është ngadalësuar ndjeshëm, për shkak të ndërhyrjeve politike në institucionet e drejtësisë dhe lidhje të dyshuara mes zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar. “Hetimet që implikojnë ministra dhe zyrtarë të lartë në të gjitha nivelet, konfirmojnë korrupsionin sistemik që po ngadalëson integrimin në BE;”, thuhet në rezolutë ndërsa më tej shkruhet se IDU mbështet integrimin e Shqipërisë në BE mbi bazën e meritës dhe pa anashkaluar asnjë kriter. Në aspektin e sigurisë, rezoluta paralajmëron për rritjen e ekspozimit të vendit ndaj ndikimeve të jashtme, veçanërisht nga aktorë si Rusia dhe Kina, si dhe për rreziqet që lidhen me ndërhyrjet hibride, kërcënimet kibernetike dhe cenimin e sistemeve shtetërore. Sa i përket zgjedhjeve, dokumenti konstaton se proceset elektorale nuk kanë përmbushur standardet ndërkombëtare, duke evidentuar keqpërdorimin e burimeve shtetërore, presionin ndaj votuesve dhe përfshirjen e elementëve kriminalë. Në këtë kuadër, bëhet thirrje për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe për zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Top News – Studentët diktuan paketën fiskale. Qeveria e pranon, bizneset paralajmërojnë largim
28/10 09:58
Top News-Shëtit i lirë e kundërshton policinë/I akuzuari për vrasjen e Egli Progës arrestohet sërish
28/10 09:49
Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05