Shkoi të shihte ndeshjen e basketbollit, tifozi i njohur i Manchester United që nuk pret flokët përfundon në spital

01/05/2026 13:36

Frank Ilet, i njohur në rrjetet sociale për flokët e tij të veçantë dhe mbështetjen ndaj Manchester United, ka përfunduar në spital pas një incidenti gjatë një ndeshjeje basketbolli.

Ilet kishte udhëtuar në Valencia për të ndjekur përballjen mes Valencia Basket dhe Panathinaikos në playoff-et e EuroLeague.

Sipas një videoje të publikuar prej tij në Instagram, tifozi britanik ndodhej në tribunë kur pësoi një dëmtim, duke u rrëzuar dhe duke shtrembëruar këmbën. Si pasojë, ai u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

“Jo ashtu siç e prisja që nata të shkonte,” shkroi Ilet në rrjetet sociale, duke ironizuar situatën.

Ilet është bërë i njohur për sfidën e tij ndaj skuadrës së zemrës, duke premtuar se do të presë flokët vetëm nëse Manchester United arrin pesë fitore radhazi.

Top Channel