Foto/ Më seksi se kurrë, ish e dashura e futbollistit anglez zhvishet përpara aparateve fotografike

29/04/2026 18:08

Modelja spanjolle Cindy Kimberly, ish-e dashura e futbollistit të njohur Dele Alli, ka habitur ndjekësit e saj me një postim të fundit në Instagram.

Kimberly ka pozuar topless duke veshur një fund të bardhë, dhe fotografia e saj ka grumbulluar më shumë se 78 mijë pëlqime dhe 231 komente nga fansat e saj.

Ajo ishte në një lidhje me ish-yllin e Tottenham Hotspur për tre vjet, përpara se të ndaheshin vitin e kaluar. Pas ndarjes, modelja e ka hequr nga Instagrami futbollistin e Anglisë dhe ka fshirë të gjitha fotot me të.

Dele Alli aktualisht është futbollist i lirë. Pika e tij më e fortë në karrierë ishte gjatë periudhës 2015–2022 me Tottenham Hotspur, ku luajti 181 ndeshje, fitoi çmimin PFA Young Player of the Year në 2017 dhe bëri pjesë të ekipit kombëtar të Anglisë, duke grumbulluar 37 paraqitje dhe duke qenë pjesë e Botërorit 2018 në Rusi.

Futbollisti i ka kaluar muajt e fundit në Itali me klubin Como, ku nuk arriti të integrohej në planet e trajnerit Cesc Fabregas. Ai u bashkua me klubin për një kontratë 18-mujore në janar 2025, por luajti vetëm një ndeshje dhe u ndëshkua me karton të kuq pas futjes si zëvendës. Kontrata e tij u ndërpre në shtator 2025.

Top Channel